Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri plumbash drejt karburantit në Athinë, vritet një shtetas shqiptar plagosen të tjerë


Një atentat është regjistruar sot në Greqi, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë.

Sipas mediave greke, një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës është plagosur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës.

Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në rrugën Kifissos.