Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 5 raste të reja dhe asnjë viktimë, sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga 1 mijë e 474 testime të kryera gjithsej.

Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë kohore, për fat të mirë nuk ka asnjë humbje jete. Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e cila bën me dije gjithashtu se 22 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa janë 407 raste aktive me COVID në të gjithë vendin.

Ndërkohë janë kryer 2 mijë e 800 vaksinime.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

Në total numri i rasteve aktive është 407.