Vendosni fjalën kyçe....

Floriana Garo: Firmosja e formularit nuk të bën delegat


Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo ka reaguar pas daljes së lajmit nga Fiks Fare ku gazetarja firmos pa asnjë filtër formularët e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

Garo në një sqarim në rrjetet sociale thotë se firmosja nuk të bën delegat dhe për këtë sipas saj formularët kontrollohen.

Madje Garo ka ftuar gazetaren e Fiks Fare që të kontrollojë nëse fletët e firmosura nga ajo të kontrollohen nëse janë në zyrën e Edi Palokës.

Reagimi i Garos:

Një sqarim shterues për ‘Fiks Fare’ 

Procesi i firmosjes se formularit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka gjetur nje përkrahje te gjere jo vetëm tek delegatet e Kuvendit por ne te gjithë bazën dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Ndonëse pranë zyrës se z. Paloka janë depozituar ne mënyrë strikte vetëm firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.

Firmosja eshte vetem hapi i pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD! Per sa me lart ftojme gazetaren emisionit “Fiks Fare” apo kedo tjeter qe ka petendime te ngjashme te kontrolloje formularet e depozituar tek zyra e z. Paloka per t’u bindur se formulari i saj apo i kujtdo tjeter qe nuk i perket delegateve te kuvendit pavaresisht se ku e si eshte plotesuar nuk eshte bere pjese e firmave te dorezuara per mbledhjen e Kuvendit!