Vendosni fjalën kyçe....

“Ish-ministrat e Berishës janë bërë milionerë”- Përplasja mes demokratëve që desh degradoi në konfrontim fizik në Kryesi


Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e djeshme, veç debateve është shoqëruar dhe me një episod, i cili mund të shkonte deri në konfrontim fizik.

Gazeta Panorama ka zbardhur një debat mes ish-deputetit të PD-së, njëherësh anëtari i Kryesisë, Jemin Gjana me Aldo Bumçin.

Gjana ka akuzuar përkrahësit e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së Sali Berishës, veçanërisht ish-ministrat e këtij të fundit se janë bërë milionerë. 

“Kam që në ’90-ën dhe e njoh partinë dhe e di se si ka funksionuar. Unë kam qenë me institucionin pavarësisht se kush ka bërë foltoren. Unë kam qenë me institucionin gjithmonë. Unë nuk jam bërë ndonjëherë milioner. Kam hyrë në politikë dhe kam dalë me dy djem që njërit nuk ia jepnin specializimin prej meje dhe vetëm me një shtëpi që ma dha enti i banesave. Këtu ka ministra që janë bërë milionerë.”- tha Gjana.

Por në momentin kur Gjana bëri këto akuza, ishte prezent vetëm Aldo Bumçi. Ky i fundit thuhet se iu kthye Jemin Gjanës, duke thënë se ai ishte i vetmi ish-ministër në Kryesi, dhe të dy u afruan për t’u konfrontuar me njëri-tjetrin.

“Kujt i referohesh ti. Për çfarë e përmend këtë? Unë jam i vetmi këtu që kam qenë ministër.”– tha Bumçi.

U desh ndërhyrja e Gazment Bardhit dhe Gent Strazimirit për t’i ndaluar ata të dy./Hashtag.al