Vendosni fjalën kyçe....

Jamarbër Malltezi: Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri


Jamarbër Malltezi ka deklaruar në emisionin “Pushteti” në Fax News se Lulzim Basha është peng i Nik Muzin dhe për këtë rrezikon burgun në Amerikë dhe në Shqipëri.

Malltezi theksoi se Nik Muzin është “patate e zezë” për Bashës pasi PD-ja deklaroi se do hidhte në gjyq Kokalarin për deklaratën e bërë por nuk e ka bërë këtë gjë akoma.

Malltezi shkon më tej duke thënë se paratë nuk janë ruse por të biznesmenëve shqiptarë të cilat Basha i ka marrë dhe nuk i ka dorëzuar në PD.

“Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri. Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse mçifet pas PD ky njeri frikacak. Aty është një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD. Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse”, theksoi Malltezi.

Gjithashtu, Malltezi shtoi se PD-ja është në gjumë dhe lëvizja e Berishës e ka zgjuar.

Për fat të keq PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nuk është kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar. Pas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Helloë, ku e ke PD-në? Gjumë”, deklaroi Malltezi.