Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni parlamentar/ Mirel Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacione konfidenciale


Biznesmeni Mirel Mërtiri u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë të mos nxjerrin informacione konfidenciale, teksa Komisioni Hetimor për incineratorët ka nisur punën.

Sipas Mërtirit, informacionet sekrete janë mbrojtura me ligj ndërsa bankat mund të nxjerrin vetëm ato informacione që janë publike.

Komisioni hetimor në fjalë është kërkuar nga Partia Demokratike, shkruan Shqiptarja. Ajo e akuzon qeverinë se për tre incineratorët nuk ka pasur garë të vërtetë dhe se janë oferta të pakërkuara.

Po kështu PD-ja ka akuzuar kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj se kanë derdhur pagesa nga buxheti i shtetit në masën e dhjetëra miliona eurove edhe pse ata nuk kanë nisur nga puna.

Deri tani nga punimet e komisionit janë miratuar ekspertët që do verifikojnë në terren punimet që janë kryer në incineratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit si dhe janë miratuar dhjetëra kërkesa për informacion për institucione të ndryshme shtetërore.