Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet me kusht një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin


Lirohet me kusht nga Gjykata një tjetër anëtar i bandës së Durrësit. Balkanweb raporton se bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.

Hetës i cili akuzohet si vrasës me pagesë, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim mirëpo Gjykata vendosi ta lirojë atë më herët.

Ndërkohë Prokuroria e ka ankimuar vendimin.

Selman Heta është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Atij i është refuzuar më herët ‘leja shpëblyese’ nga burgu, për shkak se policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.