Mëngjesin e sotëm, 16 nëntor, ka ndodhur një atentat me armë ndaj një shqiptari në Greqi. Mediet e shtetit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Koropi, në rrugën “Agion Anargyron”.
Persona të paidentifikuar ende thuhet se kanë hapur zjarr ndaj një makine të bardhë në të cilën udhëtonte një 50-vjeçar shqiptar.
Ky i fundit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore për dëmtime në këmbë.
Policia ka nisur menjëherë një aksion të madh për identifikimin e autorit. Një zyrtar lokal u citua nga media të ketë thënë se incidenti mund të ketë qenë i lidhur me një luftë në terren midis bandave rivale të drogës.