Presidenti Meta tha se është shumë krenar që kam krijuar LSI, por qytetarët nuk kanë parë gjë akoma.
Ai theksoi se LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet në 2019 dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi i vendit në BE.
“Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar”-deklaroi Meta në Ora News.