Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e përsëritur/ Autori i pengmarrjes dhe groposjes së 8-vjeçarit në 2012 mori peng një 16-vjeçare


Klodian Çalamani 38-vjeçari i arrestuar për pengmarrjen dhe groposjen e 8-vjeçarit ditën e sotme në fshatin Greçalli të Fierit ka qenë i dënuar në 2012 për një ngjarje të ngjashme e cila fatmirësisht ka kaluar pa pasoja për jetën.

Klodian Çalamani në 2012 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Kjo shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të rinjtë, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, gjoksin duke ia prere me biçak.  

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.