Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Manjës: Do ketë të tjerë të dënuar që do të futen në regjimin e ‘burgut të egër’, i kam emrat në tavolinë


Në konferencën e sotme për mediet, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se do të ketë të tjerë të dënuar që do të futen në regjimin e posaçëm ’41-biss’, të njohur ndryshe si burgu i egër.

Ai madje theksoi se në tryezën e tij të punës i ka emrat konkretë të të dënuarve të cilët do të kalojnë në këtë regjim.

“Lidhur me trajtimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me regjimin e posaçëm 41-biss, nuk është një proces i stopuar, shumë shpejt do kemi rastet e tjera të vendosjes në këtë regjim të posaçëm dhe do bëhen publike. Në tavolinën time ka raste konkrete, të personave me rrezikshmëri kriminale dhe që në vlerësimin paraprak plotësojnë kushtet për t’u vendosur në këtë regjim të posaçëm.”– janë fjalët e ministrit Manja.