Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer bie dakord që një firmë tjetër të prodhojë ilaçin e saj kundër koronavirusit dhe të shitet në vendet e varfra


Pfizer ka njoftuar këtë të martë një marrëveshje që ilaçi i saj premtues kundër Covid-19 të prodhohet dhe të shitet me çmim të lirë në 95 kombe më të varfra që janë shtëpia e më shumë se gjysmës së popullsisë së botës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Pfizer do i japë firmës “Medicines Patent Pool” licensën për prodhimin e ilaçit antiviral.

“Fakti që ne tani kemi dy licenca prodhuesi për këto dy barna është një ndryshim i madh dhe krijon një kontrast të madh me licencimin kufizues të deritanishëm për vaksinat.”– tha James Love, i cili drejton Knowledge Ecology International, një organizatë jofitimprurëse që hulumton aksesin në produkte mjekësore.

Sipas marrëveshjes, Medicines Patent Pool, një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, do të marrin formulën e Pfizer-it për ilaçin dhe do të jenë në gjendje ta shesin atë për përdorim në 95 vende në zhvillim, kryesisht në Afrikë dhe Azi, pasi rregullatorët të autorizojnë ilaçin në ato vende.

Organizata arriti një marrëveshje të ngjashme me kompaninë Merck për pilulën e saj antivirale Covid, molnupiravir, që do të prodhohej dhe shitet me çmim të lirë në 105 vende më të varfra.

Megjithatë, ka shqetësime serioze nëse ky hap do të bëjë mjaftueshëm për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me ilaçin për vendet që vazhdojnë të kenë mungesë të vaksinave kundër Covid, shkruan NYT.

Ashtu si marrëveshja me Merck, edhe kjo përjashton një numër vendesh më të varfra që janë goditur rëndë nga virusi. Brazili, i cili ka një nga shifrat më të këqija të vdekjeve nga pandemia në botë, si dhe Kuba, Iraku, Libia dhe Xhamajka, do të duhet t’i blejnë pilula direkt nga Pfizer, me shumë gjasa me çmime më të larta në krahasim me atë që do të paguajnë vendet e tjera.

Kina dhe Rusia janë të përjashtuara nga të dyja marrëveshjet, siç është edhe Brazili.