Vendosni fjalën kyçe....

Republikania Liz Cheney mohohet nga partia e saj në shtetin e origjinës


Partia Republikane e Wyoming votoi për të ndaluar njohjen e kongresmenes Liz Cheney si republikane në përgjigje të kritikës së saj ndaj ish-presidentit Donald Trump, e cila përfshinte votimin për shkarkimin e tij.

Komiteti Qendror Republikan i Wyoming votoi 31-29 në favor të mosnjohjes së Cheney si republikane.

Megjithatë, Neësëeek vuri në dukje se votimi ishte “një gjest simbolik” dhe “nuk i heq asnjë pushtet Cheney”. Cheney do të vazhdojë të shërbejë si përfaqësuese e vetme e Kongresit të Wyoming dhe si anëtare e Partisë Republikane të SHBA.

Ndërsa shumë konservatorë e festuan lajmin në mediat sociale, duke e quajtur atë “të vonuar shumë” një zëdhënëse e Cheney tha për AP se ishte “për të qeshur” të sugjerohej se kongresmenia nuk ishte më “një republikane konservatore”.

Disa organizata republikane të qarkut Wyoming kishin votuar tashmë për të ndaluar njohjen e Cheney si republikane përpara votimit të së shtunës.

Cheney, vajza e ish-zëvendëspresidentit kontrovers republikan Dick Cheney, është akuzuar prej kohësh si një RINO, ose “Republikane vetëm me emër” dhe mori reagim të ashpër nga partia pasi ajo votoi për të fajësuar Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitol nga një grup mbështetësish të tij.

Cheney, një figurë e shquar neokonservatore në parti, ishte një nga vetëm 10 republikanët që votuan për shkarkimin e Trump në janar.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani