Vendosni fjalën kyçe....

Salianji sërish përplasje me Braçen: Pse të djeg ty? Një zv.kryeministër dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane


Pas sherrit me zv.kryeministrin Erion Braçe, deputeti Ervin Salianji ka folur përsëri në foltore, duke e pyetur përsëri Braçen nëse është ai zv.kryeministri i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane.

Salianji thotë se Prokuroria italiane flet për një zv. kryeministër dhe ministre financash, por pa specifikuar se kë.

“Kur përdorni gjykatat dhe polici të kapura nga prokuroria, por ju, me banditë e kriminelë për të manipuluar çështje. Ju jepni vërejtje, por ndërkohë deputeti juaj vjen edhe turret për të ardhur në foltore në momentin që jam duke folur.

Pyetja ishte e thjeshtë, nuk e di pse të djeg aq shumë a është zv. kryeministri dhe ministri i Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo jo? Kjo është pyetja. Nëse është një zëvendës kryeministër tjetër, apo është personi parafolës që bën si e shenjta Mari, padiskutim që kjo duhet parë. Nëse është parafolësi ai që përflitet për para kesh dhe për përfshirje në llumin e krimit nga laguna e Karavastasë, e në Divjakë. Nëse jeni në gjykatë, po këto gjykatat që janë. Nuk është personale. A e di si e kam unë? Vetëm këmbën lëviz me kështu si ty unë (i drejtohet Erion Braçes).

Do e ndërpresësh fjalën apo jo. Këto çështje personale, sikur keni ju gjë në dorë, herën tjetër do të marr një gjë që është e gjatë sa ty, një brisk.”– deklaroi Salianji.