Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në Shijak. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ndërsa ka mbetur i lënduar një 68-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.