Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët nisin stabilizimin e  monedhës vendase përballë sanksioneve financiare


Në përpjekje për të frenuar rënien e vlerës së monedhës vendase afgane, qeveria e përkohshme e talibanëve në Afganistan u zotua të hënën të nxjerrë në ankand 10 milionë dollarë në tregun e hapur.

Në një deklaratë të lëshuar nga banka qendrore, bëhet e ditur se kjo shumë dollarë do të dalë në ankand të martën.

Banka u kërkoi bankave private dhe tregtarëve të Forex të merrnin pjesë në procesin e tenderimit. Kjo vjen pasi monedha ‘afgani’ arriti në nivelin më të ulët të dy dekadave kundrejt dollarit amerikan, me 1 dollarë që këmbehej për 95 afganë.

Më parë këtë javë, Human Rights Watch bëri thirrje për lehtësimin e sanksioneve financiare ndaj Afganistanit.