Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina u thotë udhëheqësve të BE-së: Përgatituni për luftë me Rusinë


Parisi dhe Berlini duhet të përgatiten për një shpërthim të mundshëm luftimesh midis Rusisë dhe Ukrainës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kievit mes thashethemeve se Moska po ndërton forcat e saj ushtarake në kufirin e përbashkët.

Ministri Dmitry Kuleba dha alarmin të hënën gjatë një takimi me homologët e tij perëndimorë, duke thënë se Perëndimi do të duhej të shmangte lidhjen në burokraci në rast të një konflikti.

“Nëse Rusia fillon të veprojë, thjesht nuk do të keni kohë fizikisht për t’u koordinuar, për të kaluar nëpër të gjitha procedurat burokratike, për të koordinuar vendimet.”- tha ai, citon RT.

“Pra, ju lutemi bëni punën përgatitore tani, sepse nëse ndodh skenari ushtarak, thjesht nuk do të ketë kohë.”- i kërkoi ai homologëve të tij francezë dhe gjermanë, Jean-Yves Le Drian dhe Heiko Maas.

Ministri i Jashtëm ukrainas këmbënguli se Kievi, megjithatë nuk po kërkon të përshkallëzojë situatën, por do të mbrohet nëse është e nevojshme.

Kërkesat e tij që Parisi dhe Berlini të fillojnë përgatitjet ushtarake përputhen me pretendimet e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se organizata ka parë një “përqendrim të pazakontë të trupave” në kufirin me Rusinë.

Në të njëjtën ditë, Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës, qortoi pretendimet se forcat e Moskës po grumbullohen atje. Një zëdhënës i organizatës tha se nuk po “regjistron asnjë lëvizje të pajisjeve ose ushtrisë së vendit tonë fqinj pranë kufirit”. Sipas tij, nëse vërtet ndodh ndonjë veprim, “mund të jenë dhjetëra apo edhe qindra kilometra nga kufiri shtetëror”.