Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet gruaja e shefit të kartelit ‘El Mencho’, më i kërkuari i Meksikës


Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar gruan e “El Mencho”, njeriut më të kërkuar të Meksikës dhe lideri i kartelit të frikshëm Jalisco Neë Generation (CJNG).

Rosalinda González dyshohet se drejtonte financat e CJNG-së, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Meksikës tha se ajo u arrestua në Zapopán, i njëjti qytet ku u ndalua më parë edhe në vitin 2018. Ajo ishte liruar me kusht ndërsa priste gjyqin për akuzat për pastrim parash, pasi kishte paguar 1.5 milion pesos.

Bashkëshorti i saj, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Oseguera Cervantes, është në arrati prej vitesh. Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës po ofron një shpërblim prej 10 milionë për informacionin që çon në kapjen e tij.

CJNG është një nga kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë dhe ka qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj forcave meksikane të sigurisë.

Të martën, thuhet se dy marinsa meksikanë u rrëmbyen në Zapopán dhe qeveria ishte e shqetësuar se kjo ishte e lidhur me arrestimin e zonjës González.

Zonja Gonzalez dhe burri i saj kanë tre fëmijë, mes tyre Rubén Oseguera González, i njohur si “Menchito” (Mencho i Vogël), i cili u ekstradua në Shtetet e Bashkuara për akuzat e trafikut të drogës në vitin 2020. Karteli besohet se ka shtuar më tej sulmet e tij ndaj forcave të sigurisë në hakmarrje për ekstradimin e Menchitos.