Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Berisha ka përcjellë frymë përçarje dhe po shkel statutin e PD-së


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në deklaratën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes me 71 kryetarët e degëve të PD-së  tha se Sali Berisha ka përcjellë për dy muaj frymën e përçarjes.

Madje sipas Bardhit, Sali Berisha ka shkelur statutin duke mos dorëzuar në sekretari firmat e mbledhura.

Frymën e përçarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm zoti Berisha dhe qëndrime te tij kundër rregullave të bashkëjetesës dhe që përbëjnë statusin e PD. Kam një apel për një koleg timin që flet për përjashtim të 500 apo 100 demokratëve që të qetësohet dhe të marrë frymë thellë. Mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, aq delegatë që janë mbledhur, do të duhet të dorëzoheshin ë Sekretariatin e partisë. Demokratët nuk duhet të përdoren si mish përtokë. PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik. Vendimin se marr as unë edhe as askush tjetër, por Kuvendi. Kuvendi është si mendësi që demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës kundër Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.