Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot 71 kryetarët e degëve të kësaj force politike, të cilëve u ka thënë se partia duhet të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit.
Sipas tij, qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër kryeministrit Edi Rama.
“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj “- tha Basha në këtë takim, që mbahet një muaj pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Basha.