Vendosni fjalën kyçe....

E rëndë në Itali, 44-vjeçari polak masakron me thikë djalin 10-vjeç, që e kishte me një grua shqiptare


Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 44-vjeçar dyshohet se ka masakruar me thikë djalin e tij 10-vjeçar, të cilin e kishte nga një martesë me një grua shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viterbos. La Stampa ka publikuar detaje të rënda nga ngjarja.

Tronditëse janë detajet e publikuara nga mediat. Sipas gazetës italiane, burri me origjinë polake, Mirko Tonkov ishte shtruar në një spital COVID pasi ishte i infektuar me virusin.

Ditën e djeshme rreth orës 13:30 të mesditës një i afërm ka shkuar e ka marrë fëmijën nga shkolla në orën 13:30 dhe e ka sjellë në banesë të vrarë me thikë. Dyshohet se personi që e ka marrë fëmijën ka qenë pikërisht Tonkov.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte kthyer në shtëpi dy orë më vonë dhe ka gjetur fëmijën të vdekur dhe ish-burrin të shtrirë pa ndjenja pranë tij.

Sipas raportimeve, 44-vjeçari dhe gruaja nuk ishin ende të ndarë ligjërisht. Por prej disa javësh burrit i kishin ndaluar të shkonte pranë banesës ku jetonin nëna dhe djali i tij.

Karabinierët nën urdhrat e kolonelit Andrea Antonazzo, të angazhuar në hetime, po kontrollojnë nëse burri ishte arratisur nga spitali apo ishte liruar ditët e fundit.

Kryebashkiaku i Viterbos Giovanni Arena ka reaguar mbi ngjarjen: “Jam absolutisht i tronditur nga një vrasje kaq shtazore. Të shkosh kundër një fëmije dhjetë vjeçar i lë të gjithë të hutuar. Është familje e huaj, duket se babain e kishin të ndaluar të afrohej me familjen.”