Vendosni fjalën kyçe....

Franca e Gjermania paralajmërojnë Rusinë për ‘pasoja të rënda’ nëse ‘prek’ Ukrainën


Franca dhe Gjermania paralajmëruan Rusinë për ‘pasoja serioze’ nëse përpiqet të minojë integritetin territorial të Ukrainës, mes shqetësimeve për një shtim të madh të pranisë ushtarake ruse në kufirin mes dy vendeve.

Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Jean-Yves Le Drian dhe Heiko Maas, u takuan me homologun e tyre ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel.

Takimi i tyre vjen mes shqetësimeve se Moska po përgatitet për një pushtim të mundshëm të rajonit kufitar të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar se Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në kufirin e vendit të tij.

Të shqetësuar me grumbullimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake, Le Drian dhe Maas i bënë thirrje Rusisë ‘të  jetë transparente në lidhje me aktivitetet e saj ushtarake’.

“Çdo përpjekje e mëtejshme për të minuar integritetin territorial të Ukrainës do të kishte pasoja të rënda”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga të dy ministrat.