Vendosni fjalën kyçe....

Kina njofton zgjerimin masiv të rrjetit 5G në qytete e fshatra


Të gjitha qytetet dhe qytezat në Kinë, si dhe ‘shumica’ e fshatrave, do të mbulohen nga rrjetet 5G deri në vitin 2025, ka njoftuar Ministria e Industrisë në një plan të ri të zhvillimit të infrastrukturës.

Sipas planit, numri i stacioneve bazë 5G për 10,000 njerëz do të rritet në 26 dhe rrjetet e fibrave optike gigabit do të shtrihen në shumicën e zonave urbane dhe rurale të Kinës, njoftoi të martën Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT).

Infrastruktura dixhitale është përcaktuar si një ‘industri strategjike, bazë dhe pioniere për të ndihmuar në ndërtimin e një lloji të ri të infrastrukturës dixhitale dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social’, sipas zyrtarit të MIIT, Xie Cun.

Teknologjia e informacionit do të ‘integrohet thellësisht’ me ekonominë dhe shoqërinë, me synimin për të nxitur inovacionin në internet dhe për të krijuar një rritje biznesi, shtoi ministria. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për ‘një lloj sistemi të ri mbikëqyrjeje’, si dhe masa për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat personale të përdoruesve.