Bashkia e Bulqizës ditën e sotme inauguroi dhe shfaqi për publikun ndërtimin e një “rruge” në fshatin Dragu.
Në foton e shpërndara nga Bashkia shihen dy bankina betoni sa për të kaluar rrotat e mjeteve dhe në mes është bosh dhe pa beton.
Një rrugë e çuditshme për nga sa duhet të jenë edhe rrugët e fshatit.
Ndërtimi i kësaj rruge gjysmake i ka kushtuar Bashkisë vetëm materialet pasi banorët e fshatit kanë kontribuar vetë për ndërtimin e saj.
Një Bashki e cila qëndron mbi pasuritë e kromit, nuk ka financa të mjaftueshme tu sigurojë banorëve të saj edhe një rrugë minimale.