Mjeku onkolog Shahin Kadare, i cili është vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje më pak se 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
Lidhur me këtë lajm, të hidhur, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku e flerësoi figurën e Shahin Kadaresë.
Basha theksoi se Kadare ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë.
“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Shahin Kadaresë. Përveç se një mjek me kontribute të pashlyera në fushën e tij, doktor Shahini do të mbetet në memorien e Shqipërisë si pjesë e atyre intelektualëve guximtarë që në Dhjetor të vitit 1990 ndryshuan historinë e vendit. Edhe më ai pas nuk rreshti së qenuri një mendje e ndritur kritike, antikonformist, dhe një profesionist i shkëlqyer në fushën e mjekësisë, duke nderuar emrin e madh të familjes së tij. Identiteti intelektual i Shahin Kadarese është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore, dhe profesionale. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.”- shkruan Basha.