Kreu i PD-së Basha ka thirrur në selinë blu krerët e 71 degëve.
Në qendër të takimit është Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga kryedemokrati për në datën 18 dhjetor, vendim i marrë në mbledhjen e fundit të kryesisë pak ditë më parë.
Është zuluar ndërkohë motoja e Bashës për kuvendin e thirrur prej tij. Ajo është: “Një Parti, Një Kuvend”. Basha ka thënë se nuk i njeh ‘strukturat paralele’ duke nënkuptuar Kuvendin e thirrur nga ish-kreu i partisë, Berisha.
Ky i fundit, ka njoftuar më herët mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, për në datën 11 dhjetor ndërsa e ka quajtur Kuvendin e thirrur nga Basha anti-miting.