Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja në PD, 5 kryetarë degësh dalin kundër 18 dhjetorit


Ka përfunduar pasi disa orësh mbledhja e Kryetarëve të Degëve në Partinë Demokratike.

Diskutimet u përqendruan në thirrjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Kundër kësaj date kanë dalë Kryetarët e Devollit, Paskuqanit, Vlorës, Degës nr.1 në Tiranë dhe Fushë Krujë.

Në përfundim të mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi deklaroi se me shumicë votash u arrit që të bihej dakord për datën 18 dhjetor.

Ai ka përsëritur se PD-ja nuk do bëhet mburojë e askujt dhe 18 dhjetori do jetë për të bërë bashkë demokratët.

“Patëm një diskutim të gjatë me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mbi organizimin e Kuvendit Kombëtare të PD-së më datë 18 dhjetor në orën 11. me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve, e gjith apjesa tjetër e kryetarëve të degëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit për përcjell Kuvendi Kombëtar i PD-së. Ftoj çdo anëtar të PD-s të mos shqetësohet nga deklaratat e rreme, se do të përjashtohet nga mitingu i thirrur nga Berisha. 18 dhjetori nuk është për të përjashtua demokratët por është për t’i bërë bashkë. frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha. Kam vetëm një apel që të qetësohet të marrë frymë thellë e mos t’i fryjë zjarrit për përçarjes. Firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top. PD nuk mund të bëhet mburojë askujt. Vendimin nuk e marr aq unë e askush tjetër. më 18 dhjetor është Kuvendi i Kombëtar i PD si mundësia që demokratët të jenë bashkë.’- tha Bardhi.