Vendosni fjalën kyçe....

Shiste armë kontrabandë në dyqanin me leje për shitje armësh, pranga një personi në Tiranë


Një person është arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje armësh kontrabandë në dyqanin e tij.

Sipas policisë, personi i identifikuar si Ylli Osmanaj, shiste në dyqanin e tij me leje të armëve, edhe armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë. Këto të fundit shiteshin nga i akuzuari pa u regjistruar.