Vendosni fjalën kyçe....

Xhaxhai i Klodian Çalamanit: Thirrje për Parlamentin, të kthehet dënimi me varje


Xhaxhai i Klodian Çalamanit ka folur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku nipi i tij dyshohet se ka vrarë një fëmijë 8-vjeç.

Në një prononcim për mediet, Vllasi Çalamani ka pranuar se nipi ka qenë problematik dhe shpesh ai e këshillonte, por ai nuk e dëgjonte. Madje ka shtuar se prej vitesh, nuk takohej e nuk fliste më me të.

Gjatë fjalës së tij, xhaxhai i të dyshuarit bëri një thirrje për Parlamentin që të miratonte dënimin me vdekje, për raste të tilla.

 “Ne e njohim atë ashtu siç foli. I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.

Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit, ligjin me varje. Çe do? Ai nuk është për shoqëri më.

Ai jetonte vetëm. Unë mendoj që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës.

Po bëj goxha vjet që nuk flas me të.

Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë.”– tha xhaxhai i Klodianit.