Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet lista me 41 institucionet që kanë refuzuar të përgjigjen mbi hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, Alibeaj u lë afat deri në orën 16:00: Do të ndiqeni penalisht


Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur sot listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që sipas tij nuk kanë kthyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim.

Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek bashkitë.

Pasi zbuloi listën, Alibeaj tha se do të paraqesin kallëzim penal për “shpërdorim detyre” për këto institucione nëse nuk përgjigjen deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

“Nëse në orën 16:00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor.“- tha Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj.

 Intitucionet që s’kanë kthyer përgjigje:

  1. Drejtoria e përgjithshme e arsimit prauniversitar, nuk ka kthyer përgjigje.
  2. Inspektorati i mbikqyrjeses se tregut, nuk ka kthyer përgjigje.
  3. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, nuk ka kthyer përgjigje.
  4. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, nuk ka kthyer përgjigje.
  5. Këshilli Kombëtar i Territorit, nuk ka kthyer përgjigje.
  6. Minisitria e Brendshme
  7. Minisrtia e Arsimit
  8. Ministria e Drejtësië
  9. Ministria e Mbrojtjes
  10. Ministria e Kulturës
  11. Ministria e Turizmit
  12. Shërbimi Informativ Shtetëror
  13. Drejtoria e Policisë së Shtetit

Bashkitë të cilat nuk kanë kthyer përgjigje:

  1. Berat
  2. Kuçovë
  3. Diber
  4. Kruje
  5. Cerrik
  6. Patos
  7. Lushnjë
  8. Divjakë
  9. Libohovë
  10. Tepelenë
  11. Këlcyrë
  12. Shkodër
  13. Dropull
  14. Korçë
  15. Maliq
  16. Pustec
  17. Tropojë
  18. Lezhë
  19. Mirditë
  20. Vau i Dejës
  21. Pukë
  22. Tiranë
  23. Kamëz
  24. Vorë
  25. Konispol
  26. Durrës
  27. Krujë
  28. Mirditë