Vendosni fjalën kyçe....

Afrim Qendro zgjidhet prefekt i Tiranës


Afrim Qendro është zgjedhur sot prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë pak më herët nga Këshilli i Ministrave.

Kujtojmë se Qendro ka qenë i emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës më 22 korrik të vitit të kaluar.

Ndërsa më parë, nga shtatori i vitit 2017 e deri më janar të 2019-ës Qendro ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Qëndro ka ushtruar funksione të ndryshme publike, si: Zv/ Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Drejtorisë së Projekteve të Brendshme dhe të Huaja Teknike pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor në Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik, e shumë funksione të tjera.

 Prefekt i Tiranës ka qenë Toni Gogu, mirëpo ky i fundit u tërhoq për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit dhe aktualisht është deputet i Partisë Socialiste.