Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në emisionin “Real Story”, ka deklaruar se votat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë arritur përmes presioneve dhe shantazheve.
Bardhi i referohet Elbasanit ku tregon këtë pretendim, duke shtuar se ka dëshmi të qarta se një person i lidhur me botën e krimit ka mbledhur vota përmes presioneve për mbledhjen e Kuvendit. Një praktikë e tillë sipas Bardhit është ndjekur edhe në qarqe të tjera të vendit.
“Secili prej nesh do të jetë pjesë e sulmeve të pavërteta dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Secili prej nesh, unë si sekretar të përgjithshëm, secili prej anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve kanë përgjithësi ndaj demokratëve. Në një moment të caktuar qëndrimet tona politike nuk mund të përputhen me interesat personale të Sali Berishës, e kjo na kthen në qendër të sulmeve. Por kjo mua nuk më shqetëson. Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.
Dua të je mi sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave.
Me gjithë rrezikun që mund të kem në personin tim, nuk dua të bëhem zëri i këtyre demokratëve. Raportime të tilla ka pasur edhe në qarqe të tjera, por atje nuk kam të dhëna. Unë bëj diçka publike kur bindem që dëshmia që kam marrë nga zyrtarë në Elbasan nga e njëjta skenë. Një pjesë e tyre kanë firmosur, e disa të tjerë nuk kanë firmosur. Këta persona janë edhe sot e kësaj dite kundër nesh. Kanë bërë betejë kundër nesh në llogari të PS. Unë i kam kërkuar kolegëve në PD që të sqarojnë pozicionin e tyre për këtë situatë. Zoti Noka më ka thënë që nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën Suel Çela në Elbasan. Unë kam pritur që zoti Berisha të distancohet nga këto”, tha Bardhi.