Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje për vetting në politikë: Duhen pastruar institucionet nga politikanët e korruptuar  


Kreu i PD-së Basha e ka nisur ditën me thirtjen për vetingun në politikë.

Në një postim në Twitter kryedemokrati shkruan se kapja e shtetit nga politikanët e korruptuar e të lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë në rajon duke dëmtuar vendin.

Ai shton më tej se edhe projektbuxheti i qeverisë i këtij sezoni është parashikuar të paguajë oligarkët. Në fund Basha shkruan se pa u pastruar politika nuk mund të ketë zhvillim të vendit.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.” – shkruan Basha.