Vendosni fjalën kyçe....

Basha vijon sulmet ndaj treshes Berisha-Meta-Rama: Një karusel mban peng Shqipërinë


Pasi e quajti pjesë të “trekëndëshit të Bermudës” së tranzicionit shqiptar, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka konsideruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta sëbashku me kryeministrin Edi Rama, një “karusel” që kërkojnë të ruajnë statuskuonë për interesa personale.

“PD më 25 prill ka bërë një ndër betejat më të forta të saj. Ka nga ata që thonë betejën më të madhe të saj. Argumenti më i fortë është se këto mbeturina të tranzicionit që marrin formën në aleancën e pushtetarëve apo të ikurve nga pushteti, faktorëve të krimit të organizuar dhe oligarkëve ky karusel nuk do të ndalet do të vazhdojë.

 Ka 30 vite që e mban peng Shqipërinë. Ndaj sot ballëpërballë ndodhet PD. Unë si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë me një garë transparente i vendosur të çoj para një aksion politik të shpallur para shqiptarëve e të konkretizuar me nisma nga komisionet hetimore tek ndryshimet kushtetuese dhe me vendimin për të konkretizuar platformën qytetare për demokracinë që është vendim kryesor i të hënës. Do të jetë një nga temat kryesore të kuvendit të 18 dhjetorit. Nga ana tjetër fijet e dukshme dhe të padukshme që bashkojnë tre faktorë që kanë kontrolluar 30 vite tranzicion pavarësisht se kanë qenë në pushtet apo opozitë.

Dua të bëj fare të qartë se beteja nuk është me personin por fenomenin e një individi kushdo qoftë. Kundërshtari i shqiptarëve e i të ardhmes së tyre, Edi Rama, Sali Berisha, apo kushdotjetër që mendojnë se janë të barabartë se të barabartët. Janë mbi ligjin. Mbi statutin e partisë. Se formacionet e tyre politike nuk janë familje që bashkohen nga vlera  por vegla që mund të përdoren për të marrë apo mbajtur pushtetin në kurriz të të ardhmes shqiptare.
Kjo është beteja që po përvijohet. PD e lindur për t’u përballur në emër të gjithë shqiptarëve me një pakicë në vitet 1990 dhe përsëri PD pas 30 vitesh e bashkuar me të gjitha forcat e gjalla për t’i dhënë fund 30 viteve tranzicion një karuseli me të njëjtët aktorë që sillen e vërviten ndërsa një pakicë pasurohet dhe një shumicë varfërohet.”-
janë fjalët e Bashës.