Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Ramës i intereson në krye të PD-së një i konsumuar dhe me non grata


Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi në emisionin “Opinion” se Edi Ramës i intereson që në krye të PD-së të ketë një person të konsumuar dhe që ka 30 vite në politikë.

Gjekmarkaj shtoi se interesi i Ramës që të ketë në krye të PD-së Berishës është edhe sepse ai ka non grata nga SHBA-ja dhe do e përdorte në fushatë si kalë beteje.

Nuk besoj se Berisha po bashkëpunon me Edi Ramën. Pavarësisht nga diskursi që përdor Basha, apo Berisha, e përdorin bazën të galvanizuar. Ramës i intereson një njeri i konsumuar në krye të PD-së, që e ka bërë trajektoren, që në këtë rast është Berisha, që ka 30 vjet, që ka non grata mbi shpinë nga SHBA. Ai tha në fushatë që po votoni Bashën, por do keni Berishën dhe Metën. Atij i intereson ta ketë këtë diskurs në opinionin publik. Kanë ndodhur dy fakte, Basha akuzoi që ka pasur përzierje të grupeve kriminale në Elbasan dhe vende të tjera në plotësimin e formularëve të PD, doli edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, nuk pashë një Berishë i cili nuk e ka pasur për gjë të përmendë emra, ta përgënjeshtrojë dhe mohojë këtë fakt. Nxori një kartelë, por duhet të reagonte në mënyrë më energjike. Nuk besoj se Berisha vet bashkëpunon me kriminelët për të plotësuar firmat, enturazhi i tij duhet ta përgënjeshtronte këtë. Nuk përjashtoj mundësinë që Rama ndikon që një pjesë e tyre (gazetarëve) të mbajë një pozicion të caktuar dhe të plotësohet fabula me element krishërie, që gazetarët pranë Ramës mbështesin Bashën, por edhe njerëzit e Ramës në terren mbështesin Berishën dhe kështu konflikti merr performancën e tij të plotë”, shtoi deputeti i PD.