Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep në mungesë masën e sigurisë për 38-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier


Ashtu siç pritej gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, autorin e akuzuar të vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier.

Ngjarja makabre ndodhi dy ditë më parë ku autori i dyshuar, i cili e ka pranuar se e ka kryer krimin gjatë dëshmisë në polici, pasi e ka qëlluar të miturin e ka groposur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Grecalli të Fierit.

Seanca e sotme është shoqëruar me tensione të mëdha pasi të afërmit e 8-vjeçarit kanë thyer dyert e gjykatës dhe janë futur me forcë brenda për t’u përballur me Çalamanin në seancë.

Gjykata e ka dhënë masën e sigurisë në mungesë pasi autori i dyshuar nuk është sjellë ne gjykatë për shkaqe sigurie. 38-vjeçari është braktisur edhe nga avokati mbrojtës para seancës.