Vendosni fjalën kyçe....

Jo dënim me vdekje për njerëzit kriminelë, por për shkaqet që i prodhojnë ata


Nga Sokol Shameti

Jo dënim me vdekje për njerëzit kriminelë. Kjo është vetëm hakmarrje e kotë mbi pasojat.

“Dënim me vdekje” për shkaqet që prodhojnë njerëz kriminelë. Dënim me vdekje për atë model barbar ekonomik që i ka shkatërruar thelbin familjes, i cili i degdis prindërit në skllavërinë e kurbetit ose të mbingarkesës së keqshpërblyer në punë duke i lënë fëmijët në mëshirën e rrugës ku nga neglizhenca e moskujdesja o do bien pre e kriminalitetit o do bëhen pjesë e tij.

Dënim me vdekje për shkatërrimin e arsimit që i lë njerëzit pa instrumente arsyetimi para se të bëhen kriminelë. Dënim me vdekje për atë lloj administrimi publik që i shpërdoron paratë e taksave tona për PPP e luks e jo për polici të mirëpajisur për të qenë parandaluese, sistem penitenciar korrigjues e jo ndëshkues, sistem shëndetësor publik, kurues e jo braktisës, shërbime sociale thellësisht solidare e jo sipërfaqësore.

Shkaqet janë ato që duhen dënuar me vdekje, përndryshe kjo spirale marrëzish individuale dhe hakmarrjesh emocionale nuk do të mbarojë kurrë.