Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi një plan veprimi për shëndetin mendor, do integrojmë shërbimin shëndetësor me atë social në qendrat e mjekësisë familjare


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se integrim i shërbimit shëndetësor me atë social do të ofrohet në qendrat e mjekësisë familjare.

“Kemi një plan veprimi, i cili shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor.

Kemi ndërtuar shërbimet alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor.

Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Ndaj në Strategjinë tonë të Kujdesit Parësor, ngritja e qendrave të mjekësisë familjare ku për herë të parë në qendrat tona shëndetësore do të jenë edhe punonjës social dhe psikologë, si pjesë e Planit të Veprimit të MSHMS për evidentimin dhe kujdesin në vazhdim për problematika të shëndetit mendor, është një nga objektivat e ketij plani, implementimi i të cilit fillon duke u mbështetur me buxhetin e vitit 2022.”– deklaroi Manastirliu.

Kjo deklaratë e Manastirliut vjen pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.