Vendosni fjalën kyçe....

Ministre e Shtetit për Fëmijët, Muzhaqi nuk u përgjigjet gazetarëve për vrasjet dhe abuzimet e fëmijëve: Jam vonë dhe nuk është në kompetencat e mia


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, është shprehur se “nuk ka kohë” sot t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastet e abuzimeve apo dhe vrasjes së fëmijëve, siç ishte rasti në Fier.

Edhe pse në fillim u duk e gatshme t’u përgjigjej pyetjeve, sapo dëgjoi pyetjen se çfarë masash janë marrë për rastet e abuzimit të fëmijëve, ajo nu u tregua e gatshme të përgjigjej, e madje shtoi se kjo nuk përfshihet në kompetencat e dikasterit të saj, duke u thënë gazetarëve të lexojnë.

Megjithatë kujtojmë se ky institucion u krijua nga kryeministri Edi Rama, përisht në mënyrë që fëmijët të marrin një vëmendje më të madhe.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Gazetarja: Çfarë masash konkrete janë marrë në lidhje me rastet e abuzimit.

Bora Muzhaqi: Aaaa, unë jam shumë vonë më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjesë

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që përcakton përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar dhe përgjigjen time. Mirupafshim!