Pas Tiranës edhe prefekti i Elbasanit është larguar nga detyra me vendim të qeverisë.
Në vend të Spiro Maliqit në këtë prefekturë është emëruar Majlinda Perriu.
Perriu është pedagoge e historisë në Universitetin e Elbasanit.
Ditën e sotme u largua edhe Prefekti i Tiranës dhe në vend të tij u emërua Afrim Qendro.