Vendosni fjalën kyçe....

‘Penallti për Oskar’ – Afrika e Jugut i bën thirrje FIFA-s të hetojë ‘grabitjen’ e rezultatit në ndeshjen ndaj Ganës (Video)


FIFA do të rishikojë humbjen e Afrikës së Jugut në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj të Ganës, pasi Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut paraqiti një ankesë ndërsa tifozët grindeshin për një vendim të debatueshëm për një penallti.

Afrikës së Jugut i duhej vetëm një pikë kundër ‘Yjeve të Zinj’ për të kaluar në raundin e tretë dhe të fundit të kualifikimeve për Botërorin Katar 2022.

Megjithatë, pas humbjes 1-0 në Cape Coast të përcaktuar nga një penallti e diskutueshme e pjesës së parë, shefi ekzekutiv i SAFA, Tebogo Mothlante pretendoi se ekipi i tij ishte “grabitur” nga “vendime të diskutueshme”.

“Zyrtarët e ndeshjes kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes, gjë që nuk është ajo që supozohet të ndodhë,” tha Mothlante.

Çasti vendimtar ndodhi kur mesfushori i Ganës, Daniel Amartey, u rrëzua lehtësisht në zonë pas asaj që dukej të ishte një kontakt minimal me mbrojtësin e ndëshkuar nga Afrika e Jugut, Rushine de Reuck.

Si pasojë e rezultatit, Gana kryesoi Afrikën e Jugut në Grupin G e do të konkurrojë në play-off për një vend në Kupën e Botës në mars.