Përplasje mes deputetëve të PD-së e PS-së ka pasur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Deputeti i Fierit Luan Baçi ka thënë se as policia e as pushteti vendor nuk e bënë si duhet detyrën e tyre në rastin e vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier.
Ndërsa deputeti tjetër i PD-së, Xhaferraj, kërkoi që në komision të vinte të raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Deputetët e PS-së nga ana e tyre kërkuan që ngjarja e rëndë të mos politizohej dhe se institucionet duheshin lënë të bënin punën.
“Është detyra jonë si Komision Sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës. Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte në mbikqyrje.” – tha Xhaferraj.