Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria s’do jetë kurrë vendi ku shtetet e pasura ngrenë kampe për refugjatët e tyre


Kryeministri Rama ka thënë sot se Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku shtetet e pasura do ndërtojnë kampe për refugjatët e tyre.

Kreu i qeverisë reagoi lidhur me lajmin e publikuar nga media britanike, sipas së cilës, Britania e Shqipëria kanë rënë dakord për ngritjen e një kampi të ri për refugjatët e paligjshëm që kapen në Angli.

Më herët, një përgënjeshtrim bëri edhe ministrja e Jashtme Xhaçka, e cila tha se lajmi në fjalë ishte i njëjti e i rremë me atë të para pak kohëve.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se patronazhistët janë një aset i PS-së siç janë i shumë partive në mbarë  botën dhe do aktivizoheshin për zgjedhjet lokale.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë.”– tha Rama.