Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sulmuar Evi Kokalarin, mbështetësen e Sali Berishës në Foltore.
Salianji gjatë debatit në emisionin “Open” e quajti Kokalarin emigrante të papunë që bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, u shpreh Salianji.