Vendosni fjalën kyçe....

‘Shah mat’ – Rusia zbulon aeroplanin e ri luftarak pa pilot (Video)


Korporata shtetërore e zhvillimit të Rusisë ka njoftuar se po punon për një avion të ri të përparuar ushtarak pa pilot që mund të fluturojë mbi retë dhe t’i shmanget radarëve të armikut, ndërsa kontrollohet nga toka.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rostec dhe gjiganti i hapësirës ajrore në pronësi publike të Rusisë, UAC, shfaqën paraqitjet e brezit të pestë Sukhoi Su-75, të koduar “Checkmate” (Shah mat). Një lloj avioni që nuk kapet nga radarët, pohuan ata, do të vihet në dispozicion të ushtrisë e mjeti nuk do ketë kabinë për pilotë. Në vend të kësaj, kompjuteri i tij në bord do ta lejojë atë të fluturojë në mënyrë autonome, duke eliminuar rrezikun e kapjes ose vdekjes së pilotëve.

Në korrik, inxhinierët e armëve zbuluan versionin me pilot të Sukhoi Su-75, i cili ka një formë të ngjashme me F-35 amerikan, por është më i lirë (25-30 milionë dollarë) dhe më i përparuar, sipas Moskës. Avioni luftarak me një motor do të jetë në gjendje të fluturojë pothuajse dy herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe nuk do kapet nga kundërajorët e radarët.

Fluturimet testuese pritet të fillojnë në vitin 2023, me lloje si ai pa pilot që do prodhohen në vitin 2025. Avioni do jetë në gjendje të përdorë pista të shkurtra për ngritje dhe është i pajisur me fole armësh modulare të afta për të përdorur një grup të plotë raketash kundërajrore, bomba dhe raketa të drejtuara.