Dëshpërimi i madh nga ngjarja i ka çuar familjarët e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier, që të mbledhin firma për varjen e vrasësit, në një kohë kur dënimi me vdekje nuk parashikohet në legjislacionin shqiptar.
“Po nisim që të mbledhim firma për dënimin me vdekje. I bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve, që të firmosin në këtë fletë, që të hedhim firmat, për dënim me varje. Kush ka motër, vëlla, iu bëjnë thirrje që të na bashkohen të gjithë për dënim me varje. Le të vijnë këtu para gjykatës.”- tha një prej të afërmve të familjes.
Ky peticion për rikthimin e dënimit me vdekje nisi me hedhjen e firmave nga gazetarët që po raportonin live nga Gjykata e Fierit, e cila dha vendimin për “arrest me burg” për Klodian Çalamanin. Një grua e pranishme, duke iu referuar të dyshuarit Klodian Çalamën tha: “Ai njeri nuk meriton asnjë minutë të thithë më ajër”.
“Unë i jap bukë me lekët e mia. Unë të punoj e ai të ushqehet në burg. Me varje të dënohet!”– është shprehu një tjetër qytetar.
Gazetari i News 24 Ervis Kuçi dha arsyet se përse edhe ai e hodhi firmën e tij në peticionin e familjarëve të vogëlushit: “Unë firmosa. Kam jetuar me dhimbjen e familjarëve gjatë raportimit të këtyre ditëve, edhe gjumin nuk e kam bërë të qetë pas këtij krimi monstruoz. Të gjithë kemi fëmijë, edhe fëmijët e mi luajnë me biçikletë poshtë pallatit. Nuk është e drejtë. Shohim që të gjithë po firmosin, firmosën edhe kolegët e mi. Raportimi më i vështirë që kam bërë gjatë këtyre viteve.”
Njerëzit e mbledhur nisën të bërtasin në kor “Vareni, vareni!” për Klodian Çalamënin ndërkohë që vijon mbledhja e firmave./Hashtag.al