Tensione në Gjykatën e Fierit ku sot pritet të jepet masa e sigurisë ndaj 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili akuzohet se dy ditë më parë rrëmbeu, vra e groposi një fëmijë 8-vjeçar.
Familjarët e të miturit kanë thyer derën e gjykatës e janë futur me forcë brenda gjykatës.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit, ndërsa autori i akuzuar e pranoi krimin në dëshminë e dhënë në polici pas shoqërimit si i dyshuar.
Video Credit: Shqiptarja