Shtatë humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3029.
Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe e gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç. Nga 2841 testime ditore janë gjetur 502 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spital po mjekohen 153 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.