Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Një pjesë e mirë vendimesh janë kërkuar me ngulm nga Berisha pavarësisht çfarë thuhet sot


Kreu i PD-së tha mbrëmjen e sotme se pavarësisht faktit se vendimet në selinë blu kanë qenë kolegjiale, një pjesë e tyre, pavarësisht asaj që thuhet sot, janë kërkuar me ngulm publikisht nga ish-kryeministri Berisha.

Basha e bëri deklaratën gjatë një interviste më Zërin e Amerikësë ku shtoi se qëndrimet e tilla i kanë papaprirë dhe u janë mbivendosur forumeve të PD-së.

“Unë kam kaluar shumë sprova këto 8 vite në krah të demokratëve. Betejat tona kanë qenë beteja parimore, nuk kanë qenë beteja në kuptimin e ngushtë për avantazh politik. Ne kemi luftuar kundër krimit në politikë dhe kemi arritur dekriminalizimin. Në këtë kuptim ajo që mund të them është se pa diskutim protagonizmi i zotit Berisha, dukshëm kësaj radhe edhe për mua këto dy muaj, por dukshëm për një kohë të gjatë, është perceptuar nga publiku i gjerë edhe nga ajo pjesë e publikut që është e rëndësishme si vendimmarrës me votë, si një dualizëm në vendimmarrje. Vendimmarrjet e Partisë Demokratike kanë qenë të gjitha vendime kolegjiale, por në kundërshtim me atë që thuhet sot, një pjesë e mirë e këtyre vendimmarrjeve janë kërkuar me ngulm publikisht dhe duke i paraprirë dhe duke iu mbivendosur edhe forumeve të Partisë Demokratike, të gjitha forumeve nganjëherë e vetë kryetarit të Partisë Demokratike.” – tha Basha.