Ish-kryeministri Berisha i ka kërkuar kreut të PD-së Basha që të dorëhiqet nga posti që mban ndërsa ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryedemokratit.
Ai tha se Basha nëse shkon në SHBA e presin dy dosje, ‘Dosja Muzin’ dhe ‘Dosja Toyota Yaris’.
Po kështu Berisha theksoi se Basha do kishte qenë tejet i rrezikshëm nëse do bëhej kryeministër duke qenë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë normë e asnjë rregull.
“Shteti i kapur nga kartelet e drogës e oligarkët. 8 vite, 4 humbje, secila më e dhimbshme se tjetra. Po ik mor mjeran, dorëhiqu. Ju sakrifikuat për PD-në kur se ai kishte axhendë tjetër. Ai e kishte mendjen si të siguronte karrigen, si të shëtiste nga njëri qytet në tjetrin i vetëm, pa u shoqëruar nga askush. Pengkryatri i shkolluar ne Perëndim nuk njeh asnjë rregull, asnjë ligj a normë morale. Për të Këshilli Kombëtar e Kuvendi nuk ekziston. E vërteta është se Basha do ishte shumë më i rrezikshëm nëse do ishte bërë kryeministër sepse nuk njeh asnjë rregull, asnjë normë, asnjë ligj. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje Qorri me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulane Ballën. Tre vjet më parë u nis për në SHBA, nuk shkoi. Po të shkonte do arrestohej. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën.”